Mjeshtrat e mëdhenj botëror të akuarelit ekspozitë dhe demonstrime në Tiranë

2018-05-21 10:22:22 CRI Komenti juaj Printoni
Shqipëria bëhet mikpritësja e eventit më të madh të akuarelit, ku artistë të njohur nga e gjithë bota do të shfaqin punimet e tyre për publikun shqiptar. Të gjithë flasin dhe sjellin kultura të ndryshme, por është akuareli dhe Shqipëria që po i bashkon.

Më 21 maj të gjithë artdashësit do të kenë mundësi që të ndjekin pa pagesë demostrimet live të mjeshtrave të mëdhenj botëror të akuarelit, në sallën e koncerteve pranë Universitetit të Arteve.

Ekspozitës së mjeshtrave të mëdhenj ndërkombëtarë që do të hapet në orën 19:00 në galerinë FAB, do t'i bashkohen edhe profesorët të Akademisë së Arteve.

Pas ekspozitës në Tiranë, artistët do të pikturojnë live vende si Berati, Ura Vajgurore, Vlora, Himara dhe Saranda. Në fund të këtij udhëtimi, artistët do të ekspozojnë punët e tyre në Galerinë e Qytetit të Sarandë, ku do të jetë e hapur për të gjithë qytetarët. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore