Itali, Liga njofton një marrëveshje për kryeministrin e ardhshëm

2018-05-21 10:21:30 CRI Komenti juaj Printoni
Kreu i Ligës, partisë së ekstremit të djathtë të Italisë Matteo Salvini, njoftoi të dielën një marrëveshje për formimin e qeverisë së ardhshme italiane me Lëvizjen e Pesë Yjeve, që do t'i paraqitet presidentit, Sergio Mattarella.

"Ne kemi rënë dakord për kreun dhe ministrat e qeverisë dhe shpresojnë që askush të mos vendosë veton për një zgjedhje që përfaqëson vullnetin e shumicës së italianëve," tha Salvini duke shtuar se as ai dhe as Luigi Di Maio, kreu i Lëvizjes së Pesë Yjeve, nuk do të mbanin postin e kryeministrit.

Dy partitë zbuluan të premten një "kontratë për qeverinë" që refuzon masat shtrënguese dhe "diktatin" e Brukselit dhe premton më shumë vendosmëri kundër korrupsionit dhe imigracionit.

Dy drejtuesit popullsitë u takuan në Romë për dy orë pa praninë e mediave. (ATSh/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore