"Hajdutët e dyqaneve" fiton Palmën e Artë në Kanë

2018-05-21 10:09:23 CRI Komenti juaj Printoni

Çmimi i madh "Palma e Artë" i shkon filmit "Hajdutët e dyqaneve" të regjisorit japonez, Hirokazu Kore-eda.

Ky ishte Festivali i 71-të Ndërkombëtar i Filmit, që u mbajt në Kanë, në jug të Francës.

Marrja e këtij çmimi për filmin "Hajdutët e dyqaneve" ishte një surprizë. Trofeun "Grand Prix" e fitoi Spike Lee me filmin "Black KKKlansman", ndërsa Çmimin e Jurisë e mori regjisorja libaneze Nadine Labaki.

Aktorja australiane Cate Blanchett ishte kryetare e jurisë së këtij viti.

"Ishte një vendim shumë i vështirë, por mendoj se në fund ishim krejtësisht të befasuar se sa të ndërlidhura ishin performancat me vizionin e regjisorit.Ishte një vendim shumë i vështirë."

Regjisori amerikan Spike Lee - i cili garonte në këtë festival për herë të parë pas vitit 1994 - mori trofeun "Grand Prix" me Black Klansman, bazuar në histori të vërtetë mbi një polic me ngjyrë që infiltrohet në grupin Ku Klux Klan. Regjisori tha për mediet se shpreson që ky film do të "zgjojë" publikun.

"Mendoj që jetës së njerëzve me ngjyrë i kushtohet pak rëndësi. Prandaj ka patur shumë ndryshime, por përsëri, duhet të ndodhin shumë gjëra."

Mrekulli
Lajmet Kryesore