Elon Musk-u ideon hapjen e një tuneli të teknologjisë së lartë në Los Anxhelos

2018-05-21 10:08:16 CRI Komenti juaj Printoni
Sipërmarrësi miliarder Elon Musk ka hedhur idenë për hapjen e një tuneli të teknologjisë së lartë nën një pjesë të Los Anxhelosit, si provë e projektit të një rrjeti transporti nëntokësor të shpejtësisë së lartë që ai planifikon për këtë qytet të ShBA-së.

Përpjekjet e kompanisë së Muskut "Boring" për të marrë miratimin e bashkisë së qytetit për këtë tunel, kanë sjellë kundërshtimin e dy organizatave të zonës, që e kanë çuar çështjen në gjykatë.

Një nga shqetësimet kryesore është veprimtaria sizmike në rajonin e Los Anxhelosit.

Musk-u, një manjat i teknologjisë së lartë në "Silicon Valley", i njohur më shumë për kompaninë e tij të makinave elektrike "Tesla", e ka garantuar publikun për sigurinë e tunelit:

"Njerëzit nuk e kuptojnë se tërmetet janë kryesisht një dukuri sipërfaqësore, janë si valët në oqean, kështu që nëse je në tunel, është sikur të jesh në një nëndetëse në oqean. Mund të ketë një uragan në sipërfaqe, por brenda në nëndetëse është qetësi".

Kompania "Boring" thotë se tuneli do të shërbejë si një vend eksperimental për të demonstruar idetë për një sistem të lehtësimit të trafikut, që Musk-u dëshiron të ndërtojë për qarkullimin me shpejtësi nën sipërfaqe të automjeteve individuale dhe grupeve të vogla të këmbësorëve.

Mrekulli
Lajmet Kryesore