Venezuelë, vazhdon votimi për garën presidenciale

2018-05-21 10:06:12 CRI Komenti juaj Printoni
Venezuelasit filluan të votojnë të dielën në zgjedhjet presidenciale. Presidenti Nicolas Maduro i bëri thirrje popullit të ushtrojë të drejtën e tij për të votuar, gjatë një fjalimi nga selia e qeverisë në Karakas.

Për qytetarët që banojnë jashtë shtetit janë hapur gjithashtu qendra votimi.

Sondazhet tregojnë se presidenti i tanishëm Nicolas Maduro, i cili po kandidon për t'u rizgjedhur për një mandat të dytë gjashtëvjeçar, udhëheq preferencat e votuesve.

Herick Goicoechea, është drejtor i Institutit Kombëtar të Rinisë të Venezuelës:

"Sondazhet mund të konsiderohen si një parashikim i rezultateve në votimin e së dielës. Rezultatet e kompanive të ndryshme të anketimit janë pothuajse të njëjta, Maduro udhëheq sondazhet me 15 deri në 20 për qind, ndaj duket se nuk do të ketë ndonjë surprizë të dielën."

Në mbarë vendin janë hapur mbi 14 mijë qendra votimi për mbi 20.5 milionë votues, të cilët po zgjedhin njëherësh edhe përfaqësuesit e tyre.

150 vëzhgues ndërkombëtarë nga 30 vende dhe organizata ndërkombëtare ndodhen në Venezuelë për të vëzhguar zgjedhjet, duke përfshirë ish-presidentin ekuadorian Rafael Correa. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore