2018-05-21 20:12:11 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Grupi artistik nga qyteti Quanzhou i provincës Fujian të Kinës Jugore, mori pjesë në edicionin e 10-të Ndërkombëtar të Festivalit Folklorik "Aulona" që u mbajt në Vlorë nga 12 deri në 14 maj. Këshilltarët e Ambasadës kineze në Shqipëri, Bai Yunbin, Lian Gang, Drejtori i palës kineze i Institutit Konfuci, Huang Qiang, Zv.Drejtori i Shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Kinë për Vlorën, Simon Ribaj, si dhe Kryetarja e Shoqatës së Grave të Vlorës, Zenepa Luka, ishin të pranishëm në aktivitet.
Shfaqja artistike kineze, e përgatitur nga artisitët e qytetit Quanzhou të Kinës Jungore, u vu në skenën e qytetit të Vlorës. Programet e pasura me këngë, valle dhe kostume folklorike krijuan një peizazh kulturor të Kinës, të cilët u mirëpritën me duartrokitjet e spektatorëve pjesëmarrës.
Me ftesën e kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Leli, këshilltari politik i Ambasadës kineze në Shqipëri, Bai Yunbin, vizitoi Vlorën dhe pati një takim me z.Leli.
Këshilltari Bai u shpreh se vitet e fundit, Vlora ka zhvilluar shkëmbime e bashkëpunime me palën kineze në fushën e arsimit, kulturës, turizimit etj. Në kuadër të "Bashkëpunimit 16+1", 2018-a është viti i shkëmbimeve mes pushteteve vendore. Ambasada e Kinës është e gatshme të japë mbështetje të mëtejshme për zhvillimin e këmbimeve midis Yangzhou-t dhe Vlorës, të cilët janë bërë qytete simotra, gjithashtu të përkrahë futjen e kursit të kinezishtes në Universitetin e Vlorës dhe në Shkollën e Mesme "Ali Demi".
Z.Bai tha se Quanzhou është pika e nisjes së Rrugës Detare të Mëndafshit. Është një qytet aktiv në shkëmbimet e bashkëpunimet me jashtë dhe ai theksoi se pala kineze dëshiron të forcojë këmbimet me Vlorën në kuadër të ndërtimit të "Një brez, një rrugë". Shqipëria ka liberalizuar vizat për turistët kinezë që do të vizitojnë Shqipërinë gjatë sezionit turistik, gjë që krijon kushte për vizitorët kinezë që të vijnë në Vlorë. Të dyja palët duhet të nxitin bashkëpunimet në fushën e turizmit dhe atë ekonomiko-tregtare dhe të rrisin më tej nivelin e bashkëpunimit.
Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Ambasadës kineze për Vlorën, duke theksuar rëndësinë e trashëgimisë së miqësisë tradicionale midis Shqipërisë dhe Kinës. Bashkia dhe ai personalisht, do të bëjnë të gjitha përpjekjet për të siguruar zhvillimin e shëndetshëm të bashkëpunimeve turisitke dypalëshe.
Z.Leli shtoi se Vlora mirëpret ndërmarrjet kineze të vijnë në qytetin bregdetar të Vlorës për të bërë investime, në fusha si infrastruktura dhe turizmi, në mënyrë që të pasurohet bashkëpunimi dypalësh. (Wang Xianya/Haris)