Venezuelë, Maduro shpallet fitues i zgjedhjeve presidenciale

2018-05-21 17:38:04 CRI Komenti juaj Printoni

Zyrtarë të zgjedhjeve në Venezuelë thonë se Nicolas Maduro ka fituar një mandat të dytë gjashtëvjeçar si presidenti i vendit të Amerikës së Jugut.

Këshilli Kombëtar i Zgjedhjeve njoftoi se me gati 93 për qind të raportimeve nga qendrat e votimeve në vend, presidenti aktual fitoi gati 68 për qind të votave në zgjedhjet e së dielës, duke mposhtur kështu, me pothuajse 40 pikë, rivalin e tij më të afërt, Henri Falcon-in.

Autoritetet zgjedhore thonë se pjesëmarrja pritet të arrijë deri në 48 për qind. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore