Liu He: Kina dhe ShBA-ja kanë interesa reciproke për t'i dhënë fund luftës tregtare

2018-05-21 17:18:42 CRI Komenti juaj Printoni

Kreu i delegacionit kinez, Liu He, i cili ka marrë pjesë në raundin e fundit të bisedimeve mbi çështjet tregtare Kinë-ShBA në Uashington, ka vënë në dukje se rezultatet e bisedimeve kanë një perspektivë pozitive.

Duke shqyrtuar bisedimet të cilat përfunduan të shtunën, Liu He, i dërguari i posaçëm i presidentit kinez Xi Jinping, njëkohësisht zv.Kryeministër i vendit, i ka përshkruar bisedimet si pozitive, konstruktive dhe të frytshme.

Ai u shpreh se rezultatet e bisedimeve janë një përmbledhje e zërave të unifikuar të të gjitha palëve, të cilat dëshirojnë të shmangin një luftë tregtare.

"Me 'palën amerikane', unë i referohem qeverisë së ShBA-së, Senatit, Dhomës së Përfaqësuesve, bizneseve dhe popullit amerikan. Me 'palën kineze', unë i referohem qeverisë kineze, popullit dhe ndërmarrjeve. Apeli i tyre është i fortë. Ata dëshirojnë t'i japin fund luftës tregtare dhe të ndalojnë vendosjen e tarifave kundër njëra-tjetrës", tha ai.

Raundi i fundit i dialogut ekonomiko-tregtar kino-amerikan përfundoi ditën e së shtunës. Të dyja palët nxorrën një deklaratë të përbashkët duke u zotuar se Kina dhe ShBA-ja nuk do të nisnin një luftë tregtare kundër njëra-tjetrës.

Ato u zotuan gjithashtu të zhvillojnë lidhje më të forta bilaterale në fusha si ekonomia, tregtia dhe investimet.

Liu He shtoi se Kina dhe ShBA-ja arritën marrëveshje në fusha specifike, përfshirë produktet bujqësore, energjinë dhe eksportin.

Ai tha se shpenzimet e përditshme në rritje të Kinës janë një nga fushat, nëpërmjet të cilës, pala kineze mund të ndihmojë në uljen e defecit tregtar.

Liu He u shpreh, ndër të tjera, se pala amerikane duhet të reduktojë retorikën e saj.

"Për të fituar aksione në tregun kinez, ShBA-ja duhet të kujdeset për ndjenjat e popullit kinezë. Në qoftë se populli kinez nuk dëshiron të blejë produktet e tyre, çdo kusht i vendosur për ta ndryshuar këtë gjë do të ishte i kotë", tha ai. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore