Xi Jinping dhe Peng Liyuan, modeli i një çifti të dashuruar

2018-05-20 16:07:42 CRI Komenti juaj Printoni

20 maji njihet në Kinë si dita e të dashuruarve sepse 520, në gjuhën kineze shqiptohet si "të dua". Në këtë ditë të rinjtë kinezë e shprehin dashurinë në lloj-lloj formash. Sot po qarkullon edhe një artikull në internet për historinë e dashurisë së presidentit Xi Jinping.

Artikulli thekson se Xi Jinping-u çmon lumturinë familjare si bir, bashkëshort dhe baba i mirë. Ai dhe znj. Peng Liyuan janë një çift shembullor që ra në dashuri me shikim të parë dhe kanë mbështetur njëri –tjetrin gjatë gjithë jetës.

Në shtatorin e vitit 1987, z. Xi Jinping u martua me znj. Peng Liyuan. Pa pasur një dasmë madhështore, ata e kaluan këtë ditë me një darkë me më pak se dhjetë të njohur dhe familjarë. Vetëm me njeriun e zemrës mund të ndihesh i lumtur.

Xi Jinping dhe Peng Liyuan në provincën Fujian, 1987

Pasi u lidhën në martesë, Xi Jinping dhe Peng Liyuan kaluan shumë vjet të ndarë dhe takoheshin rrallë sepse Xi si një zyrtar i lartë i provincës duhet të vizitonte krahina të ndryshme, kurse Peng si një këngëtare e ansamblit të ushtrisë, duhet të jepte shfaqe artistike nëpër reparte të ndryshme. Megjithatë, ata përpiqeshin të kapnin shansin për t'u kujdesur ndaj njëri - tjetrit.

Peng Liyuan, punoi me dorë një jorgan të trashë sepse Xi Jinping-u punonte në një zonë të ftohtë. Kurse Xi, e priste gjithmonë gruan e tij për darkën e vigjiljes të Vitit të Ri pasi ajo mbaronte shfaqen në festivalin kombëtar.

Xi Jinping dhe Peng Liyuan, shtator 1989

Çifti i vuri vajzës së tyre të vetme emrin "Mingze", me dëshirën që ajo të bëhet një person i çiltër.

Xi Jinping me vajzën në qytetin Fuzhou

Pasi Xi Jinping u zgjodh në postin e kreut të shtetit, çifti është paraqitur gjithmonë në publik me shprehje të natyrshme të dashurisë dhe të respektit ndaj njëri-tjetrit, ndaj dhe vlerësohet si "çifti shembullor kombëtar".

Xi Jinping dhe Peng Liyuan, gjatë vizitës në Pakistan, 20 prill 2015

Xi Jinping dhe Peng Liyuan, gjatë vizitës në Gjermani, korrik 2017

Xi Jinping duke i mbajtur çadrën Peng Liyuan-it gjatë vizitës në Mongoli (2014) dhe Trinidad & Tobago (2013)

 

Më 18 nëntor të vitit 2014, Xi Jinping vizitoi anijen kërkimore për zonat polare "Xue Long". Pasi ai kapërceu derën e lartë, i dha Peng Liyuan-it dorën për ta ndihmuar të hynte në anije.


1 2
Mrekulli
Lajmet Kryesore