Teksas, vriten 10 studentë nga të shtënat në një shkollë

2018-05-19 09:50:25 CRI Komenti juaj Printoni

Dhjetë veta janë vrarë dhe dhjetë të tjerë janë plagosur gjatë të shtënave në një shkollë të mesme në Teksas të ShBA-së.

Shumica e të vdekurve në shkollën e mesme "Santa Fe" në Houston të Teksasit janë nxënës.

Autoritetet thanë që një person është mbajtur arrest, ndërsa personi i dytë është ndaluar.

Sipas njoftimeve, i dyshuari për këtë incident është 17-vjeçari Dimitrios Pagourtzis, i cili ka përdorur një armë gjahu dhe një pistoletë.

Thuhet se i dyshuari ka nisur të shtënat menjëherë pasi ka hyrë në orën e mësimit në një klasë të artit.

Policia thotë se janë gjetur pajisje eksplozivi në shkollë dhe jashtë kampusit, por që ndodhen nën kontrollin e plotë të saj.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka përshkruar këtë akt vdekjeprurës si një "sulm absolutisht të tmerrshëm".

Ky sulm është incidenti më vdekjeprurës i rradhës, pas atij në shkurt në Parkland të Floridës që shkaktoi 17 të vdekur. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore