Xi Jinping-u dhe nëna e tij

2018-05-18 21:04:47 CRI Komenti juaj Printoni
Në raftin e librave të sekretarit të përgjithshëm të KQ-së të PPK-së, Xi Jinping, ndodhet kjo foto. Ajo përcjell një kujtim të veçantë, ku Xi Jinping-u po shëtit në park me nënën e tij, të cilën e ka kapur për dore.

Xi Jinping-u i respekton prindërit dhe i përkushtohet dashurisë familjare.

 

Babai dhe nëna e tij janë dy kuadro të vjetër dhe anëtarë të brezit të vjetër të Partisë Komuniste. Për shkak të gjykimit të padrejtë ndaj të atit të tij në vitin 1962, nëna së bashku me djalin e vogël Xi Jinyuan u dërguan të punojnë në një fermë të distriktit Huang Fan të provincës Henan, dy motrat e Xi Jinping-ut u dërguan për punë në ndërtim, ndërsa Xi Jinping-u shkoi të punojë në pjesën veriore të provincës Shaanxi.

Anëtarët e familjes u ndanë në pjesë të ndryshme të Kinës. Si mund të harronte nëna fëmijët e saj dhe si mund të mos e merrte malli për djalin në fshatrat e krahinës veriore të provincës Shaanxi. Ajo bëri një çantë lecke për Xi Jinping-un dhe qëndisi me pe të kuq fjalët "Zemra e nënës!"

Në aktivitetet e festës tradicionale të Kinës "Festa e Pranverës", sekretari i përgjithshëm Xi Jinping recitoi poezinë e lashtë kineze "Kënga e fëmijës së larguar nga familja": "Fijet në dorën e nënës së dashur, për rrobat e fëmijës që do të largohet. Duke punuar me zell para largimit, nëna merakoset për kthimin vonë të fëmijës." Ai tha se kjo poezi shpalos ndjenjat e thella familjare kineze.

Gjatë punës në fshatin Liang Jiahe, Xi Jinping nuk e zhgënjeu nënën e tij. Gjatë këtyre viteve, Xi Jinping u ngarkua me punë të ndryshme të vështira bujqësore. Gjatë jetesës 7-vjeçare në fshat, ai krijoi miqësi të ngushtë me fshatarët e krahinës veriore të provincës Shaanxi. Në vitin 1975, Xi Jinping u njoftua se do të niste studimet në Universitetin Tsinghua të Pekinit. Para largimit nga fshati, të gjitha fshatarët u mblodhën për ta përcjellë Xi Jinping-ut për udhëtimin e gjatë.

Kur Xi Jinping-u u largua nga fshati Liang Jiahe, ai e la dhuratën e nënës, fjalët e shkruara me fill të kuq "Zemra e nënës" në familjen fqinje të Zhang Weipang-ut si një kujtim. Ai tha:"Megjithëse po largohem, zemrën time e lashë këtu."

Shërbeji atdheut tënd

"Të gjitha familjet i kushtojnë vëmendje të madhe edukimit nëpërmjet fjalëve e veprimeve, u kushtojnë vëmendje të madhe njohurive dhe moralit të fëmijës. Duhet t'i ndihmojmë fëmijët për bazën e jetës dhe hapin e parë në jetë." Xi Jinping-u e kuptoi thellësisht rëndësinë e edukimit familjar. Ndjenja e tij e përgjegjësisë dhe e sakrificës për atdheun janë formuar gradualisht nga ndikimi i mjedisit familjar.

Xi Jinping-u i kujton shpesh momentet e fëmijërisë të kaluara së bashku me të ëmën. Ai bën të ditur në artikullin e tij "Dashuria ime për letërsinë" se kur ishte në moshën 5-6 vjeçe, nëna e tij punonte në Shkollën e Partisë të Komitetit Qendror të PKK-së. "Kur kaluam në një librari 'Xinhua', nëna bleu librat me ilustrime mbi gjeneralin patriot të Kinës së lashtë Yuefei." Kur u kthyen në shtëpi, nëna i lexoi historitë e gjeneralit Yuefei për mbrojtjen e atdheut dhe edukimin familjar të tij.

Xi Jinping-u kujton: "Kur nëna e Yuefei-t shkroi me gjilpërë fjalët 'Shërbeji atdheut tënd' në shpinën e Yuefei-t, i thashë nënës se, si një fëmijë, Yuefei duhet të ketë provuar dhimbje të madhe! Nëna ime më tha se po, patjetër është shumë e dhimbshme, por Yuefei i mbajti këto fjalë në zemrën e tij." Xi Jinping-u e mbajti thënien "Shërbeji atdheut tënd" në zemrën e tij që nga ai çast.

Ndikimi e nënës ka shoqëruar tërë procesin e rritjes së Xi Jinping-ut. Nëna i shkronte shpesh letra Xi Jinping-ut kur ishte në poste drejtuese, duke e këshilluar të mos pushojë dhe të ketë kërkesa më të larta për veten në postet më të larta. Pasi Xi Jinping-u u bë zyrtar në rang këmbëtar, nëna e tij Qi Xin zhvilloi një mbledhje të posaçme familjare, ku u kërkoi fëmijëve të tjerë të mos zhvillojnë biznes në krahinat ku drejtonte Xi Jinping-u.

Nën ndikimin e prindërve, Xi Jinping-u trashëgoi një moral të mirë familjar dhe kishte kërkesa shumë të rrepta për anëtarët e familjes së tij. Sa herë ngarkohej me punë udhëheqëse në një krahinë të re, ai u thoshte miqve dhe familjarëve: "Mos zhvilloni çfarëdo aktiviteti tregtar në krahinat ku punoj unë, mos zhvilloni biznes në emrin tim, përndryshe unë do të ndërpres marrëdhëniet me ju." Si kur punonte në provincën Fujian, provincën Zhejiang apo në Shangai, ai thoshte shprehjen se lejonte asnjë njeri që të kërkonte përfitime vetjake në emër të tij dhe mirëpriste mbikëqyrjen nga të gjithë.

Puna e mirë është devotshmëria më e madhe ndaj prindërve

Xi Jinping-u e nderon shumë nënën e tij. Sa herë që gjente kohë të lirë, ai ulej me të për drekë ose darkë, i merrte dorën dhe dilnin së bashku për një shëtitje, duke ecur e duke biseduar. Si një udhëheqës i madh kishte raste që Xi Jinping-u s'mund të kthehej dhe të bashkohej shpesh me nënën gjatë festave tradicionale. Në dokumentarin e transmetuar nga televizioni i Chongqing-ut "Besnikëria, gruaja e Xi Zhongxun-it, Qi Xin" (Xi Zhongxun është babai i Xi Jinping-ut), është shënuar ky moment:

Në Festën tradicionale të Pranverës të vitit 2001, nëna e Xi Jinping-ut, Qi Xin, e telefonoi djalin e saj, që në atë kohë ishte guvernatori i provincës Fujian. Në Festën e Pranverës të atij viti, Xi Jinping-u s'mundi të kthehej për bashkimin familjar në Pekin.

"Je shumë i ngarkuar me punë dhe nëna kënaqet për këtë gjë. S'ka gjë që s'mund të bashkohemi. Puna e mirë, që është dashuria më e madhe për prindërit, është përgjegjësia më e madhe për familjen, është edhe misioni yt. Këto janë unike." Kur dëgjoi se i biri s'mund të kthehej për arsye pune, Qi Xin ishte shumë e gëzuar. Nga fjalët e saj, mund të shikojmë përkrahjen shumë të madhe të nënës për punën e Xi Jinping-ut, si dhe mirëkuptimin e thellë për mungesën e bashkimit familjar.

Për një familje me traditë të shkëlqyer revolucionare, "atdheu" dhe "populli" renditen gjithmonë në vendin e parë, "familja e vogël" vjen më pas. Në fakt, nga viti 1985 deri në vitin 2002, Xi Jinping-u kishte punuar në provincën Fujian për 17 vjet. Ai u ngarkua me punë të ndryshme, nga zv.kryetar i bashkisë së qytetit Xiamen deri në guvernator i provincës Fujian. Në ato 17 Festa të Pranverës, Xi Jinping-u rrallë e gëzoi rastin për bashkim familjar.

Familja është atdheu më i vogël, atdheu përbëhet nga mijëra familje. Familja dhe atdheu lidhen me njëri-tjetrin. Në familjen e Xi Jinping-ut i kushtohet vëmendje e madhe familjes, edukimit familjar, moralit familjar. Këto karakteristika janë shënuar thellësisht në mendimin dhe punën konkrete të Xi Jinping-ut për qeverisjen e vendit. "Në zemër kam vuajtjet e punës së vështirë të fshatarëve, në vesh dëgjoj tingujt e urisë dhe të të ftohtit." Për shumë vjet, Xi Jinping-u i ka mbajtur të ngulitur thellë në mend fjalët e nënës, duke ngulur këmbë në synimin fillestar të tij. Në 6 Festat e Pranverës pas marrjes së detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm, ai shkoi në shumë rajone të varfra, kufitare dhe të pakicave kombëtare të Kinës, duke vënë në praktikë fjalët "Shërbeji atdheut". (Xu Guang/Albana/Artan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore