Kinë, avantazhet e importit të produkteve me teknologji të lartë

2018-05-18 22:29:45 CRI Komenti juaj Printoni

Sipas studiuesve kinezë, vëllimi i importeve të produkteve të teknologjisë së lartë mund të vijojë rritjen së bashku me përpjekjet për të rritur novacionin në vend.

Ata u shprehën se kjo qasje e dyfishtë mund të përmirësojë cilësinë e zhvillimit ekonomik, ndërkohë që përmbush kërkesat e konsumatorëve vendas dhe të prodhuesve lokalë.

Kina ka bërë përparim të vazhdueshëm në zhvillimin e brendshëm të produkteve të teknologjisë së lartë, falë rritjes së kapacitetit për novacionin vendës.

Megjithatë, ekziston ende një hendek në disa fusha përsa i përket cilësisë dhe kompleksitetit të produkteve të prodhuara në Kinë, në krahasim me atë që është e disponueshme në tregjet e huaja.

Sipas Qu Xianming, një zyrtar nga Akademia Kineze e Inxhinierisë ekziston një hendek mes cilësisë së veglave të makinerive prodhuar nga kompanitë kineze në krahasim me produktet e disponueshme nga prodhuesit gjermanë.

"Gjermania ka avantazhe të mëdha kur vjen puna për prodhimin e veglave të përparuara të makinerive, janë shumë të sakta dhe produktet e tyre kanë një nivel të lartë besueshmërie dhe një shkallë të lartë precizioni".

Bai Ming është një hulumtues në Akademinë Kineze të Tregtisë Ndërkombëtare dhe Bashkëpunimit Ekonomik.

Ai beson se rritja e importit të produkteve me teknologji të lartë dhe e shërbimeve mund të plotësojë kërkesën në rritje për produkte të përparuara në tregun vendës.

"Me shtimin e importit të produkteve të përparuara, do të rritet edhe konkurrenca në industritë tona. Shumë prej këtyre industrive mund të vendosin objektiva për të prodhuar diçka me të njëjtën cilësi dhe karakter si këto importe. Për shkak të kësaj, do të ketë një ndërveprim të mirë dhe konkurrencë mes tregjeve tona vendase dhe produkteve të përparuara nga jashtë".

Mrekulli
Lajmet Kryesore