Kina mohoi lajmet se i ka bërë lëshime tregtare ShBA-së

2018-05-18 22:08:51 CRI Komenti juaj Printoni

Ministria e Jashtme e Kinës hodhi poshtë të premten njoftimet e mediave se Pekini i ka bërë lëshime tregtare ShBA-së prej 200 miliardë dollarësh në diskutimet ekonomiko-tregtare Kinë-ShBA.

Një ditë më parë një zyrtar amerikan u shpreh se në diskutimin ekonomiko-tregtar mes dy vendeve, Kina ka pranuar të shtojë me 200 miliardë dollarësh çdo vit importet e prodhuara në ShBA, që shkon në një linjë me propozimin e palës amerikane të raundit të parë të diskutimeve ekonomiko-tregtare mes dy vendeve.

"Konsultimet janë ende në zhvillim e sipër dhe ato po mbahen në mënyrë konstruktive. Kina dhe ShBA-ja janë dy ekonomitë më të mëdha që gëzojnë një marrëdhënie të ngushtë ekonomiko-tregtare. Në këto kushte është e pashmangshme pasja e opinioneve të ndryshme për çështje të ndryshme. Konsultimet janë mënyra më e mirë e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve dypalëshe."

Mrekulli
Lajmet Kryesore