BE-ja do të aktivizojë statutin për të mbrojtur firmat nga sanksionet e SHBA-së kundër Iranit

2018-05-18 22:03:20 CRI Komenti juaj Printoni

Bashkimi Europian ka nisur punën për aktivizimin e një statuti të bllokimit, që u ndalon kompanive europiane të zbatojnë sanksionet e Shteteve të Bashkuara kundër Iranit.

Masa erdhi në përfundim të samitit BE-Ballkani Perëndimor në Bullgari, si përgjigje ndaj kërcënimeve se firmat europiane të cilat bëjnë biznes në Iran, do të jenë subjekt i ndëshkimeve nga Uashingtoni.

Presidenti i ShBA-së Donald Trump deklaroi javën e kaluar për tërheqjen e vendit nga marrëveshja bërthamore dhe rivendosjen e sanksioneve ndaj Teheranit. Sipas tij, kjo marrëveshje kishte të meta dhe nuk arriti të parandalojë Iranin nga zhvillimi i armëve bërthamore dhe as nga terrorizmi rajonal.

Sekretari amerikan i Thesarit Steven Mnuchin u shpreh se sanksionet do të rivendosen në varësi të periudhave të caktuara 90 ditore dhe 180 ditore.

Në një deklaratë, Komisioni konfirmoi se "ka nisur procesin zyrtar të aktivizimit të Statutit të Bllokimit," duke iu referuar një rregulloreje të BE-së të vitit 1996. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore