Koreja e Veriut, e ardhmja e marrëdhënieve veri-jug varet nga veprimet e Koresë së Jugut

2018-05-18 10:42:09 CRI Komenti juaj Printoni

Koreja e Veriut i paraqiti kushte të enjten Koresë e Jugut për rifillimin e bisedimeve ndër-koreane. Pheniani kërkoi ndalimin e stërvitjeve të përbashkëta ushtarake me Shtetet e Bashkuara si dhe mos përdorimin e dezertorëve për të sulmuar Veriun.

Pheniani pezulloi të mërkurën bisedimet ndër-koreane në shenjë proteste ndaj një stërvitjeje ajrore të ShBA-së dhe të Koresë së Jugut, e cila është parashikuar të zgjasë deri më 25 maj.

Ri Son Gwon, kryetari i Komitetit për Ribashkimin Paqësor të vendit, tha se "stërvitja e përbashkët luftarake ajrore kishte për qëllim goditjen e saktë të objekteve kryesore strategjike të Veriut dhe marrjen e kontrollit ajror."

Në këtë situatë, shtoi Ri, Koreja e Veriut e ka të vështirë të ulet përsëri në bisedime.

"Drejtimi i ardhshëm i marrëdhënieve midis dy palëve do të varet nga veprimet e palës jugkoreane," tha zyrtari verikorean.

Koreja e Veriut i quajti kërcënuese manovrat ushtarake dhe ndërpreu dialogun më 16 maj, ndërsa paralajmëroi se mund të tërhiqet edhe samiti i ardhshëm Kim – Trump. (Du/Leftion Peristeri)  

Mrekulli
Lajmet Kryesore