Hangzhou do të ndërtojë 300 kulla të telefonisë celulare 5G deri në fund të vitit

2018-05-18 10:41:21 CRI Komenti juaj Printoni

Autoritetet e qytetit të Hangzhou-t kanë njoftuar planet për të hapur rrjetin 5G, duke ndërtuar 300 kulla të telefonisë celulare deri në fund të këtij viti.

Dega e provincës Zhejiang të kompanisë "China Mobile" thotë se kullat do të vendosen në objektet kryesore publike, institucionet shkencore dhe pikat turistike, me një sipërfaqe më shumë se 100 kilometra katrorë.

Rrjeti do të mundësojë një shpejtësi deri në 20 mijë megabajt për sekondë.

Hangzhou është selia e gjigantëve kinezë të internetit "Alibaba" e "Netease" dhe do të bëhet ndër qytetet e para kineze që ndërton dhe teston rrjetin 5G.

Rrjeti super i shpejtë pritet të ndihmojë në shtimin e mundësive të biznesit.

Ndërkohë, në Ditën Botërore të Telekomunikacionit të enjten, në Shangai u shpall një aleancë e industrisë 5G e përbërë nga 16 kompani të ndryshme.(Zhan Dian)

Mrekulli
Lajmet Kryesore