Havai: Shpërthim i fuqishëm i vullkanit Kilauea

2018-05-18 10:40:45 CRI Komenti juaj Printoni

Të enjten herët në mëngjes sipas kohës vendore, vullkani Kilauea në Havai të ShBA-së pati një shpërthim të fuqishëm. Hiri vullkanik arriti në lartësinë mbi 9100 metra. Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të strehohen në vende të sigurta.

Kilauea është një nga vullkanet më aktive në botë dhe gjatë 35 vjetëve të fundit ka shpërthyer herë pas here. Por shpërthimi i tanishëm, që filloi më 3 maj, është mjaft i ndryshëm dhe më agresiv se në të kaluarën. Agjencia e Vrojtimit Gjeologjik e SHBA-së shpalli të mërkurën nivelin e kuq të alarmit, për të njoftuar publikun se mund të ketë një shpërthim masiv të vullkanit. (Du)

Mrekulli
Lajmet Kryesore