Ministri i Jashtëm kinez takohet me homologun spanjoll

2018-05-18 10:06:05 CRI Komenti juaj Printoni

Kina dhe Spanja theksuan vendosmërinë e tyre për të thelluar partneritetin e gjithanshëm strategjik dypalësh dhe si bashkëpunimin në kuadër të nismës "Një brez, një rrugë". Anëtari i Këshillit të Shtetit dhe ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi ishte në Madrid ku zhvilloi bisedime me homologun spanjoll Alfonso Dustis.

Wang vlerësoi gjatë takimit se vitet e fundit marrëdhëniet midis Kinës dhe Spanjës janë zhvilluar në rrugën e duhur mbi bazën e respektit dhe të përkrahjes reciproke të interesave thelbësore dypalëshe.

Sivjet shënohet 45 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Spanjës, si dhe është një vit i rëndësishëm për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe.

"Të dy vendet duhet të planifikojnë më mirë zhvillimin e ardhshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe të shtojnë kontaktet e nivelit të lartë, për të forcuar marrëdhëniet e partneritetit të gjithanshëm strategjik midis Kinës dhe Spanjës," tha Wang.

Kryediplomati kinez e falënderoi Spanjën për përkrahjen e vazhdueshme të nismës "Një brez, një rrugë" dhe shpresoi se të dy vendet mund të forcojnë bashkëpunimin e ndërsjellë në shkencë, teknologji, turizëm, etj.

Ministri i Jashtëm spanjoll Alfonso Dustis u shpreh se marrëdhëniet midis Spanjës dhe Kinës janë të mira, ndërsa janë shtuar kontaktet e nivelit të lartë.

"Spanja i kushton vëmendje rolit të Kinës si një vend i madh e një fuqi ekonomike e botës dhe shpreson se me rastin e 45 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, niveli i marrëdhënieve do të ngrihet më tej."

Dustis theksoi se Spanja pret vizitën e presidentit kinez në mënyrë që ajo të injektojë energji të re dhe forcojë zhvillimin e ardhshëm të marrëdhënieve dypalëshe.

"Spanja përkrah përpjekjet e Kinës për mbrojtjen e sovranitetit dhe të tërësisë territoriale," tha Dustis, ndërsa shtoi se Madridi do të marrë pjesë aktivisht në nismën "Një brez, një rrugë".

"Spanja kundërshton masat e njëanshme dhe proteksionizmin dhe është e vendosur për një proces shumëpalësh në mbrojtjeje të globalizimit. Spanja dëshiron që së bashku me Kinës të forcojë kontaktet strategjike dhe konsultimet mbi këtë çështje për të mbrojtur bashkërisht paqen dhe stabilitetin e botës," theksoi Dustis. (Du/Leftion Perister)

Mrekulli
Lajmet Kryesore