Udhëheqësit e BE-së bashkohen kundër bisedimeve tregtare me ShBA-në

2018-05-18 10:03:22 CRI Komenti juaj Printoni

Ndërsa afrohet afati i 1 qershorit i vendosur nga presidenti amerikan Donald Trump, krerët e Bashkimit Europian u bashkuan në një front kundër bisedimeve tregtare me Uashingtonin në samitin e sapo-përfunduar të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor të enjten në Sofje.

"Ne nuk do të negociojmë me Shpatën e Demokelut mbi kokat tona," tha presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker gjatë samitit.

"Ne duam përjashtim të pakufizuar nga masat tarifore të propozuara. Nëse Europa përjashtohet pakufizim nga këto masa, atëherë ne jemi të gatshëm të angazhohemi në bisedime me partnerin tonë transatlantik", shtoi ai, sipas një njoftimi për shtyp të bllokut.

Të dy palët, tha Junker, mund të përqendrohen në thellimin e bashkëpunimit energjetik, bashkëpunimin vullnetar midis rregullatorëve të të dy palëve. Ai shtoi se BE-ja mund të punojë së bashku me Uashingtonin mbi reformën e Organizatës Botërore të Tregtisë si dhe përmirësimin e qasjes reciproke në treg, gjatë bisedimeve të ardhshme tregtare.

"Ne kemi arritur një qasje të bashkuar që e forcon pozitën e Komisionit gjatë negociatave me Shtetet e Bashkuara. BE-ja madje është gati të diskutojë për liberalizimin e tregtisë me Uashingtonin, por vetëm nëse ShBA-ja vendos përjashtim të pakufizuar nga tarifat për çelikun dhe aluminin," tha për gazetarët në fund të samitit kryetari i Këshillit Europian, Donald Tusk. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore