Sofje, BE-ja mbështet plotësisht rrugëtimin europian të Ballkanit Perëndimor

2018-05-18 09:58:12 CRI Komenti juaj Printoni

Bashkimi Europian shprehu mbështetjen e plotë ndaj rrugëtimit europian të Ballkanit Perëndimor. Sipas deklaratës të publikuar pas Samitit të Sofjes, udhëheqësit e BE-së dhe të vendeve anëtare, në konsultim me partnerët e Ballkanit Perëndimor përshëndetën qasjen perëndimore europiane të rajonit dhe mbështetën progresin e arritur deri tani.

Krerët e BE-së bënë thirrje për forcimin e përpjekjeve të rajonit, duke nënvizuar demokracinë dhe shtetin e së drejtës, veçanërisht në luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, qeverisjes së mirë si dhe respektit për të drejtat e njeriut.

"Zbatimi i suksesshëm i reformave, shoqëria civile dhe media e pavarur luajnë një rol vendimtar në procesin e demokratizimit," thekson Deklarata e Sofje.

Deklarata bën thirrje për ndërtimin e një rrjeti të dendur lidhjesh dhe mundësish brenda rajonit dhe me BE-në për t'i sjellë qytetarët dhe ekonomitë më afër dhe për të zgjeruar stabilitetin politik, prosperitetin ekonomik, zhvillimin kulturor dhe social.

Në samitin e Sofjes ishte i pranishëm edhe kryeministri shqiptar Edi Rama. Fillimisht, ai u prit në një takim nga kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov, vendi i të cilit mban dhe presidencën e radhës së BE-së. (ATSh/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore