Zgjerimi dhe hapjes është zgjedhja dhe premtimi i Kinës

2018-05-17 13:22:53 CRI Komenti juaj Printoni

Sivjet shënohet 40 vjetori i fillimit të reformës dhe hapjes së Kinës. Në muajin prill, në Forumin e Boao-s për Azinë, presidenti Xi Jinping njoftoi masa të mëtejshme për hapjen e tregut, shtimin e mbrojtjes së të drejtave të pronësisë intelektuale dhe shtimin e importit. Ndërkohë, guvernatori i Bankës Popullore të Kinës, Yi Gang, njoftoi masat konkrete dhe kohën e hapjes së sektorit financiar.

Zgjedhja aktive

Në botën e sotme, hapja dhe integrimi është prirja kryesore. Në historinë e Kinës, për shkak të mbylljes së tregut nga dinastia Qing, që zgjati për qindra vjet, vendi mbeti midis një gjendjeje gjysmëkoloniale e gjysmëfeudale. Ekonomia ishte prapambetur, fuqia e vendit e dobët dhe populli jetonte në vështirësi. Historia ka vërtetuar se mbyllja e tregut është një rrugë e gabuar dhe vetëm hapja e bashkëpunimi mund të sjellë zhvillim.

Reforma e hapja e Kinës që u nis para 40 vjetësh, ka treguar se integrimi me botën, përdorimi i presionit të jashtëm për të nxitur reformat e brendshme, duke racionalizuar marrëdhënien midis produktivitetit dhe prodhimit dhe zhvillimi i bashkërenduar me epërsitë e vendit janë rruga e përshtatshme e zhvillimit.

Por vitet e fundit është rritur fryma kundër globalizimit dhe shtuar prirja e proteksionizmit tregtar.

Si një vendi i madh e i përgjegjshëm, Kina ka përgjegjësinë e saj që të ruajë procesin e globalizimit ekonomik, sistemin e tregtisë shumëpalëshe dhe bashkë me vendet e tjera të krijojë bashkësinë e fateve të përbashkëta të njerëzimit.

Kërkesë për zhvillim të thellë

Zhvillimi lidhet ngushtë me hapjen dhe nxitet nga hapja. Vitet e fundit, ekonomia botërore ka hyrë në një periudhë ndryshimesh të thella, ndërsa zhvillimi ekonomik i Kinës në një gjendje të re që po shfaq tre veçanti kryesore: ndryshimi i shpejtësisë së rritjes ekonomike, përmirësimi strukturor dhe ndërrimi i motorëve nxitës. Shpejtimi i mënyrës së zhvillimit ekonomik dhe shtimi i cilësisë së zhvillimit mbetet tani një detyrë urgjente.

Për të drejtuar gjendjen e re të zhvillimit ekonomik dhe për të shfrytëzuar mirë këtë fazë strategjike, Kina duhet të përdorë standarde të larta për nxitjen e zhvillimit me cilësi të lartë.

Ndryshimi dhe përmirësimi

40 vjet pas reformës dhe hapjes, ekonomia kineze ka shënuar arritje të mëdha. Por ndotja e mjedisit është bërë një problem i rëndë. Për Kinën, transformimi dhe përmirësimi i ekonomisë dhe i zinxhirit industrial është bërë tani mënyra e vetme për zhvillimin e vazhdueshëm.

Zgjerimi i hapjes dhe tërheqja e mëtejshme e investimeve të huaja në fakt janë zgjedhje e domosdoshme për Kinën që ta nxisë industrinë drejt një niveli të lartë dhe zhvillim ekonomik drejt cilësisë në epokën e re.

Koha po ndryshon, e po ashtu dhe Kina. Krahasuar me fillimin e reformës dhe të hapjes, mënyrat e Kinës për tërheqjen e investimeve të huaja dhe llojet e investimeve të huaja po ndryshojnë.

Në të kaluarën, zhvillimi varej kryesisht nga politikat favorizuese, ndërsa tani kjo varet më shumë nga përmirësimi i mjedisit të investimeve. Në të kaluarën, prodhimi masiv ka pasur kryesisht nivel të ulët, ndërsa tani ai po realizohet nga ndërmarrje me teknologji dhe efikasitet të lartë.

(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore