Pekin, hapet ekspozita ndërkombëtare e filmave dhe programeve televizive

2018-05-17 16:46:05 CRI Komenti juaj Printoni

 

Ekspozita e 15-të ndërkombëtare e filmave dhe e programeve televizive u hap të premten në Pekin, me pjesëmarrës të ardhur nga mbi 50 vende dhe rajone të botës.

Programet e shumta që do të paraqiten në këtë ekspozitë përfshijnë tema të larmishme. Nëpërmjet kësaj veprimtarie, mediat e huaja dhe shikuesit shprehin interesin e tyre për filmat dhe programet televizive që përmbajnë elemente të kulturës kineze.

Për ekspozitën e këtij viti që organizohet nga China Media Group, janë regjistruar mbi 300 ekspozues, të cilët do të shfaqin me mbi 80 mijë programe, telenovela, filma, dokumentarë, filma vizatimorë dhe rubrika televizive nga Kina dhe e gjithë bota.

Siç bëhet e ditur nga menaxherja e përgjithshme e Qendrës Tregtare të Programeve të Radio-Film-Televizionit të Kinës, Shen Jianing, kjo është jo vetëm hera e parë e organizimit të ekspozitës ndërkombëtare të filmave e programeve televizive kineze nga Grupi i Medias i Kinës, por edhe ekspozita e parë në epokën e re.

Sipas saj, ekspozita ka rëndësi të madhe për shfaqjen e gjithanshme të zhvillimit të sektorit të filmit e të televizionit kinez dhe për nxitjen e zhvillimit të shëndetshëm të këtij sektori. Shen shtoi se ka edhe disa projektime të reja në formën e ekspozitës.

"Kësaj here hapet për herë të parë pavijoni i realitetit virtual (VR), ai i mediave të reja, pavijoni i filmave e telenovelave të dubluara, pavijoni të ambasadave etj., të cilët mishërojnë natyrën ndërkombëtare të këtij panairi. Vlen të përmendet se kemi hapur dhe një pavijon të posaçëm për bashkëpunimin ndërkombëtar televiziv të vendeve të 'Rrugës së Mëndafshit' si dhe një pavijon të bashkimit të kompanive kineze të import-eksportit të filmave e telenovelave. Nëpërmjet këtyre pavijoneve, demonstrohen hapat (e zhvillimit) të kulturës kineze jashtë vendit si dhe kontributi ynë për nismën 'Një Brez, Një Rrugë'."

Si partner bashkëpunues i Komunitetit të Medias të nismës "Një Brez, një Rrugë", kryeredaktori i programit "Ora e Kinës" (China Hour) Gordon Chang tha se programi tashmë transmetohet në platformën televizive britanike Sky TV, duke mbuluar mbi 12 milionë shikues në Britaninë e Madhe. Në të ardhmen, shton Gordon, në platformë do të shtohen programet për Kinën.

Për të promovuar kulturën kineze, Baza Shumëgjuhëshe e Përkthimit dhe e Prodhimit të Filmave dhe të Veprave Televizive e Grupit të Medias të Kinës (CMG) ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me mediat kryesore të më shumë se 30 vendeve në Azi, Afrikë, Europë, Amerikë dhe Oqeani për transmetimin e produkteve audio-vizuale me emrin e programit "Teatri i Kinës". Nëpërmjet veprave të përkthyera dhe të dubluara nga kjo bazë, shikuesit e vendeve përkatëse mund të shijojnë në orar të caktuar filmat dhe telenovelat moderne kineze.

Zv.drejtori i promovimit në Bazën Shumëgjuhëshe të Përkthimit dhe të Prodhimit të Filmave dhe të Veprave Televizive të Grupit të Medias të Kinës (CMG), Meng Yi, bën të ditur që më përpara marrëveshjet kanë për transmetimin e një vepre në vendet e bashkëpunimit dhe këto vepra të dubluara janë pritur shumë mirë pas transmetimit. Kështu që, televizionet e shumë vendeve kanë shprehur dëshirë për bashkëpunim në transmetimin e veprave kineze të dubluara. Për këtë arsye, ka lindur "Teatri i Kinës".

"'Teatri i Kinës' është një rubrikë televizive e prodhuar nga Grupi i Medias i Kinës (CMG). Ne do të bashkëpunojmë me stacionet televizive kombëtare ose me mediat kryesore për të përgatitur këtë rubrikë. Domethënë, në kohën e caktuar, në kanalin e caktuar do të transmetohen filma ose vepra televizive kineze të përkthyera po nga pala kineze. Tani 'Teatri i Kinës' ka realizuar transmetimin në mbi 30 vende dhe ka arritur marrëveshje me mbi 50 media. Sivjet do të arrijmë më shumë rezultate."

Mrekulli
Lajmet Kryesore