Wang Yi: "Palët të kapin shansin e paqes në Gadishullin Korean"

2018-05-17 10:35:51 CRI Komenti juaj Printoni

Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi që ndodhet për vizitë në Francë foli të mërkurën me gazetarët në lidhje me gjendjen e tanishme në Gadishullin Korean.

Wang Yi tha se problemi bërthamor i Gadishullit Korean është i ndërlikuar e ka zgjatur për një kohë të gjatë. Zgjidhja e këtij problemi, tha ai, kërkon veprime në të njëjtin drejtim dhe jo në të kundërt.

"Tani që njëra palë ka shfaqur elasticitet, pala nuk duhet të tregojë forcën," tha Wang, ndërsa u bëri thirrje palëve që të nxjerrin mësime nga e kaluara. Ministri theksoi se Kina nuk dëshiron përsëritjen e shkallëzimit të situatës në gadishull.

"Ulja e tensioneve në Gadishullin Korean u arrit pas kapërcimit të shumë vështirësive. Masat pozitive të Koresë së Veriut duhet të përshëndeten nga bashkësia ndërkombëtare e veçanërisht pala amerikane duhet të kujdeset të kapë shansin e tanishëm të paqes. Të gjitha palët duhet të jenë nxitës të paqes dhe jo penguesit e saj," tha Wang Yi. (Fani/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore