Kina do të lehtësojë procedurat për krijimin e kompanive të huaja

2018-05-17 10:20:35 CRI Komenti juaj Printoni

Autoritetet kineze kanë në plan të lehtësojnë më tej procedurat për krijimin e kompanive me investime të huaja.

Në një mbledhje të Këshillit të Shtetit, nga kryeministri Li Keqiang, tha se do të vihet në funksionim një i ashtuquajtur "shërbim me një ndalesë" për aplikimin dhe regjistrimin e kompanive me investime të huaja.

Masa lehtësuese do të hyjë në fuqi nga 30 qershori. E tërë procedura mund të kryhet falas në internet.

Autoritetet kineze thonë se masa mund të shkurtojë shumë kohën e kërkuar për të marrë licencë nga kompanitë me investime të huaja.

Vjet, rreth 35 600 kompani të tilla u krijuan në Kinë, me një rritje 28 për qind në krahasim me vitin 2016.(Li Huailiang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore