Oslo, raundi i 11-të i bisedimeve të marrëveshjes së tregtisë së lirë Kinë - Norvegji

2018-05-17 10:00:54 CRI Komenti juaj Printoni

Në kryeqytetin norvegjez Oslo, u mbajt nga 14 deri më 16 maj, raundi i 11-të i bisedimeve për marrëveshjen e tregtisë së lirë midis Kinës dhe Norvegjisë. Ky është raundi i tretë që zhvillohet pas rifillimit të negociatave, të cilat më parë ishin ndërprerë.

Të dyja palët zhvilluan konsultime lidhur me tregtinë e mallrave, tregtinë e shërbimeve, investimet, rregullat e origjinës, procedurat doganore dhe lehtësimin e tregtisë. Gjithashtu u diskutua për të drejtat e pronësisë intelektuale, politikat e konkurrencës dhe prokurimet qeveritare.

Një njoftim i agjencisë Xinhua, thekson se negociatat shënuar përparimin pozitiv. Negociatat mbi marrëveshjen e tregtisë së lirë midis Kinës dhe Norvegjisë filluan zyrtarisht në shtator të vitit 2008. (Du/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore