Kinë: Kongresi Botëror i Inteligjencës diskuton lidhur me AI-në

2018-05-17 10:00:08 CRI Komenti juaj Printoni

Në Tianjin të Kinës po zhvillohet Kongresi i 2-të Botëror i Inteligjencës.

Veprimtaria treditore, e cila filloi të mërkurën, fokusohet në zhvillimin dhe politikat e reja të inteligjencës artificiale (AI).

Pjesëmarrësit në të përfshijnë përfaqësues të firmave të teknologjisë, si "Baidu", "Alibaba", "JD.com", "Microsoft" dhe "Huawei".

Kongresi përmban gjithashtu forume, ekspozita dhe gara makinash me vetëdrejtim e dronash.

Bashkia e Tianjinit, Komisioni Kombëtar për Zhvillimin e Reformën dhe Ministria e Shkencës dhe e Teknologjisë janë disa prej organizatorëve të kësaj veprimtarie.(Zhan Dian/Artan Goga)

Mrekulli