Macron thekson "rolin udhëheqës" ndërkombëtar të partneritetit strategjik Francë-Kinë

2018-05-17 09:49:50 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti francez Emmanuel Macron thotë se partneriteti strategjik gjithëpërfshirës midis Francës dhe Kinës duhet të luajë një "rol udhëheqës" në gjendjen e ndërlikuar ndërkombëtare.

Macron i bëri deklaratat gjatë një takimi me ministrin e Jashtm të Kinës Wang Yi, që ndodhet në Paris për vizitë.

Presidenti francez gjithashtu bëri thirrje për më shumë vizita të nivelit të lartë për të ndihmuar forcimin e tregtisë, shkencës, teknologjisë dhe kulturës, si dhe për të zbuluar potencialin e rolit të Francës në nismën "Një Brez, një Rrugë."

Nga ana e tij, ministri Wang Yi tha se Franca do të ishte një partner i rëndësishëm strategjik i nismës së propozuar nga Kina.

Wang tha gjithashtu se Kina dëshiron të punojë me Francën për të nxitur sistemin shumëpalësh ndërkombëtar, duke sugjeruar se të dy vendet mund të luajnë një rol pozitiv për ruajtjen e paqes në botë. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore