RD e Kongos: Mbërrin kontingjenti i parë i vaksinave eksperimentale të ebolës

2018-05-17 09:48:52 CRI Komenti juaj Printoni

Kontingjenti i parë i katër mijë vaksinave eksperimentale të ebolës ka mbërritur në kryeqytetin e Republikës Demokratike të Kongos Kinshasa.

Vaksinat do të përdoren për të luftuar epideminë e re të ebolës, që dyshohet se ka shkaktuar të paktën 23 të vdekur.

Ministria e Shëndetësisë e RD të Kongos ka bërë të ditur se vaksinimi do të fillojë në fundjavë.

Ministri i Shëndetësisë Oly Ilunga thotë:

"Planifikimi i vaksinimit është me rëndësi thelbësore. Së pari do të vaksinohen punonjësit e shëndetësisë, por edhe ata që kanë qenë në kontakt me rastet e konfirmuara, jo vetëm rastet e dyshuara".

Vaksina është krijuar nga qeveria kanadeze dhe është prodhuar nga kompania amerikane "Merck".

Mrekulli
Lajmet Kryesore