Video/  Policia britanike përgatitet për martesën mbretërore

2018-05-17 09:48:14 CRI Komenti juaj Printoni

Policia në Mbretërinë e Bashkuar është ngarkuar me detyrën e ruajtjes së kështjellës Windsor ku Princi Harry dhe Meghan Markle do të martohen këtë fundjavë. Autoritetet thonë se janë "të përgatitur për çdo eventualitet".

Shefi i Policisë James Weems u tha mediave se në operacion do të përfshin "shumë oficerë".

"Nuk mund t'ju them se sa oficerë, por ka shumë të tillë të përfshirë në operacion, disa do t'i shihni, disa nuk do t'i shihni. Ata që do të shihen do të jenë të armatosur, disa nuk do të jenë të armatosur, pra në këtë operacion do të angazhohen të gjitha burimet e policisë. Kjo përfshin oficerë për kërkimin, qen të trajnuar, forca të rendit publik, polici rrugore, motoçikleta, pra një gamë e gjerë oficerësh të policisë."

Dasma mbretërore është planifikuar të zhvillohet këtë të shtunë.

Rreth 600 miq dhe pjesëtarë të familjes janë ftuar në ceremoninë martesore në kishë.

Nëdrsa në festimet që do të zhvillohen në kështjellën Windsor janë ftuar 1200 qytetarë dhe njerëz të përfshirë në veprimtari bamirësie. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore