Xi Jinping takon delegacionin verikorean, përkrah dialongon me ShBA-në

2018-05-16 20:54:20 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Kinës Xi Jinping përkrahu dialogun mes Koresë së Veriut dhe SHBA-së si dhe çarmatimin bërthamor të gadishullit Korean. Ai i bëri deklaratat të mërkurën ndërsa priti në takim një delegacion të Partisë së Punëtorëve të Koresë së Veriut, të kryesuar nga nënkryetari i Komitetit Qendror të PPK-së, Pak Thae Song.

Xi Jinping vuri në dukje se socializmi me karakteristika kineze ka hyrë në epokën e re, ndërsa zhvillimi i socializmit të Koresë së Veriut ka hyrë në periudhën e re historike.

"Përkrahim përmirësimin e marrëdhënieve mes dy Koreve, nxitjen e dialogut mes Koresë së Veriut dhe SHBA-së, një Gadishull Korean pa armë bërthamore, zhvillimin ekonomik të Koresë së Veriut dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve të saj," tha Xi.

Nga ana e tij, Pak Thae Song theksoi vazhdimin e miqësisë tradicionale midis udhëheqësve të lartë të Koresë së Veriut dhe të Kinës dhe zhvillimin e takimeve të tyre që i nxitin marrëdhëniet dypalëshe drejt një faze të re.

Delegacioni miqësor i përbërë nga të gjithë kryetarët e komiteteve të qyteteve dhe të provincave të Koresë së Veriut erdhi në Kinë për të zbatuar konsensuset e arritura mes liderëve më të lartë të dy vendeve dhe për të mësuar nga përvoja e Kinës mbi ndërtimin ekonomik, reformën dhe hapjen. (Xu Guang/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore