Malajzi, Anwar Ibrahim lirohet nga burgu pas faljes mbretërore

2018-05-16 19:36:02 CRI Komenti juaj Printoni

Politikani reformator malajzian Anwar Ibrahim është liruar nga burgu, duke përshkruar fitoren zgjedhore të partisë së tij si "një agim i ri për Malajzinë".

Pasi u pa si një udhëheqës i ardhshëm, ai u burgos pas akuzave për sodomi dhe korrupsion.

Kryeministri i ri i Malajzisë Mahathir Mohamad kërkoi një falje për Anwar, e cila u dha mëngjesin e së mërkurës.

Mahathir është zotuar se brenda dy vjetësh do t'ia lërë vendin Anwar-it për t'u bërë kryeministër.

Anwar mbante postin e zëvendëskryeministrit dhe të ministrit të Financave në qeverinë e Mahathir-it dhe shihej si trashëgimtar i tij.

Fitorja e zgjedhjeve të javës së kaluar pasoi një pajtim midis Anwar dhe 92-vjeçarit Mahathir, i cili e shkarkoi dhe e burgosi atë 20 vjet më parë gjatë mandatit të tij të parë si kryeministër. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore