Raporti: Cilësia e ajrit dhe e ujit në Pekin u përmirësuan në vitin 2017

2018-05-16 19:33:43 CRI Komenti juaj Printoni

Sipas një raporti të ri, Pekini ka arritur qëllimin për përmirësimin e cilësisë së ajrit në vitet e fundit.

Shifrat e fundit tregojnë se densiteti mesatar i grimcave PM2.5 në Pekin vitin e kaluar qëndroi në nivelin 58 mikrogramë për metër kub ajër.

Kjo shifër është 20 për qind më e ulët se niveli i regjistruar në vitin 2016, dhe 35 për qind më i ulët se në vitin 2013.

I njëjti raport tregon se rënie të theksuar pati dhe densiteti i dioksidit të sulfurit, dioksidit të azotit dhe grimcat PM10. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore