Liu He mbërrin në ShBA në krye të delegacionit kinez

2018-05-16 13:08:49 CRI Komenti juaj Printoni

Me ftesën e qeverisë amerikane, të mërkurën pasdite sipas orës vendore mbërriti në Uashington Liu He, i dërguari i posaçëm i presidentit të Kinës Xi Jinping. Liu, njëherësh anëtar i Byrosë Politike të KQ të PKK-së, zv.kryeministër dhe kreu i palës kineze në dialogun e gjithanshëm Kinë-ShBA për ekonominë, kryeson një delegacion ekonomiko-tregtar kinez.

Mësohet se anëtarët e delegacionit janë nga sektorë kryesorë të ekonomisë, duke përfshirë guvernatorin e Bankës Popullore të Kinës Yi Gang etj.

Para delegacionit kinez, një grup pune i palës kineze mbërriti në ShBA dhe ka zhvilluar konsultime intensive me përfaqësues të sektorëve përkatës amerikanë. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore