Xi bën thirrje për integrimin e strategjive të zhvillimit të Kinës e Trinidad e Tobagos

2018-05-16 09:13:14 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Kinës Xi Jinping u takua të martën në Pekin me kryeministrin e Trinidad e Tobagos Keith Rowley, duke bërë thirrje për integrimin e strategjive të zhvillimit të të dy vendeve.

Z. Xi shprehu në takim dëshirën e Kinës që Trinidad e Tobago të marrë pjesë në nismën "Një brez, një rrugë" për të nxitur zhvillimin ekonomiko-shoqëror të këtij vendi të Karaibeve.

Ndërsa Keith Rowley u shpreh se vizita e presidentit kinez në vendin e tij në vitin 2013 ka hedhur një bazë të shëndoshë për zhvillimin afatgjatë të marrëdhënieve dypalëshe.

(Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore