"Dita e katastrofës" e Palestinës, përplasje të reja me forcat izraelite

2018-05-16 10:11:42 CRI Komenti juaj Printoni

Me rastin e 70-vjetorit të "Ditës së katastrofës", palestinezët protestuan të martën në shumë qytete, duke u përplasur me forcat izraelite të sigurisë. Njoftohet për dy palestinezë të vrarë nga ushtarët izraelitë, dhe afro 160 të tjerë të plagosur.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë të Palestinës në Rripin e Gazës tha të martën se dy palestinezë u vranë nga ushtarët izraelitë në Gazë, pranë kufirit me Izraelin.

Përveç kësaj, sipas zëdhënësit, rreth 160 palestinezë u plagosën nga përplasjet me forcat izraelite të sigurisë në qytetet e Bregut Perëndimor, si Ramallah, Nablus etj.

ShBA-ja e zhvendosi të hënën ambasadën e saj në Izrael nga Tel-Avivi në Jerusalem, gjë që solli protesta të mëdha në disa qytete të Palestinës, ku të paktën 61 palestinezë u vranë dhe 3100 të tjerë u plagosën.

Më 14 maj 1948, u shpall krijimi i shtetit të Izraelit. Një ditë më pas filloi lufta e parë në Lindjen e Mesme, si pasojë e së cilës rreth një milionë palestinezë u kthyen në refugjatë. Më pas, palestinezët e shpallën 15 majin si "Dita e katastrofës".(Li Huailiang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore