Indi, përmbyset varka në lumë, 23 të humbur

2018-05-16 10:04:54 CRI Komenti juaj Printoni

Të paktën 23 veta raportohen të zhdukur pasi varka në të cilën ndodheshin u përmbys në një lumë në shtetin jugor indian Andhra Pradesh.

Incidenti ndodhi në një lumë të zonës, ndërsa në bordin e varkës gjendeshin 40 veta. Deri tani njoftohet se janë shpëtuar 17 veta.

Thuhet se varka u përmbys për shkak të kushteve të këqija të motit. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore