Delegacioni i Koresë së Veriut viziton Kinën

2018-05-16 10:04:20 CRI Komenti juaj Printoni

Autoritetet kineze konfirmuan se një delegacion i Koresë së Veriut me përfaqësues të partisë në pushtet, ndodhet në Kinë për një vizitë.

Ministria e Jashtme e Kinës bëri të ditur që delegacioni nga Peniani ndodhet në Pekin për të studiuar më nga afër mbi strukturimin e ekonomisë së Kinës dhe politikat e Reformës dhe Hapjes.

Udhëtim i delegacionit të Partisë së Punëtorëve të Koresë së Veriut vjen pas dy vizitave të Kim Jong Un-it brenda dy muajve.

Kim Jong Un u kushton rëndësi të reja zhvillimit ekonomik të vendit të tij. (Wang Xianya/Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore