Koreja e Veriut ndërpret dialogun e nivelit të lartë me Korenë e Jugut

2018-05-16 09:51:53 CRI Komenti juaj Printoni

Koreja e Veriut njoftoi në mëngjesin e së mërkurës ndërprerjen e dialogut të nivelit të lartë me Korenë e Jugut, që ishte planifikuar të zhvillohej po atë ditë. Sipas agjencisë zyrtare koreanoveriore të lajmeve KCNA, Pheniani e mori një vendim të tillë për shkak të provokimeve nga Koreja e Jugut e ShBA-ja nëpërmjet zhvillimit të manovrave të mëdha ushtarake dhe veprimeve të tjera armiqësore. "Pala amerikane, që është bashkëfajtore për krijimin e gjendjes së tanishme, duhet të marrë parasysh edhe të ardhmen e samitit mes liderëve të të dy vendeve, që është në agjendën e afërt", thuhet në njoftimin e KCNA-së.

KCNA vë në dukje se manovrat e mëdha të përbashkëta Kore e Jugut-ShBA, që filluan më 11 maj në tërë territorin e Koresë së Jugut, janë një "sfidë e hapur" ndaj "Deklaratës së Panmunjom-it" dhe një "provokim i qëllimshëm ushtarak", që i kundërvihet gjendjes së tanishme në Gadishullin Korean, e cila po shkon drejt përmirësimit.

(Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore