Janar-prill, investimet infrastrukturore në Kinë rriten me 12.4 %

2018-05-16 09:51:14 CRI Komenti juaj Printoni

Byroja Kombëtare e Statistikave e Kinës ka njoftuar se gjatë katër muajve të parë të vitit investimet infrastrukturore në vend janë rritur me 12.4 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ndërkohë, rritja është pak më e vogël se në tremujorin e parë të vitit, kur arriti në 13 për qind.

Zëdhënësi i byrosë Liu Aihua vëren se rritja prej mbi 12 për qind tregon që investimet në infrastrukturë po rriten me një ritëm të qëndrueshëm:

"Tani ekonomia e Kinës gjendet në procesin e kalimit nga rritja me shpejtësi të lartë në fazën e rritjes me cilësi të lartë. Kjo fazë nuk lejon hapësirë dhe kushte konkrete që investimet në asete të vazhdojnë rritjen e shpejtë me shifrat bazë të larta, si në të shkuarën. Më e rëndësishmja në këtë fazë është që të optimizohet struktura e ofertës nëpërmjet investimeve. Në këtë kuptim, rritja mbi 12 për qind e investimeve infrastrukturore nuk është më ritme të ulëta."

(Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore