Kompania gjermane e prodhimit të armëve akuzohet për trafik të paligjshëm

2018-05-16 09:48:24 CRI Komenti juaj Printoni

Gjashtë punonjës të kompanisë gjermane të prodhimit të armëve "Heckler & Koch" akuzohen për trafik armësh të paligjshëm në shtetet federale meksikane ku ndalohen eksportet gjermane.

Prokuroria gjermane pretendon se në periudhën 2006 - 2009 u bënë 15 dërgesa të paligjshme nga "Heckler & Koch" dhe se gjashtë nga punonjësit e kompanisë e dinin se armët po dërgoheshin në këto shtete.

Juergen Graesslin është gazetari gjerman që e publikoi i pari historinë:

"Në vjeshtën e vitit 2009 mora një telefonatë nga një punonjës i 'Heckler & Koch', i cili tha se kompania e tij eksporton armë në mënyrë të paligjshme me dijeninë e drejtuesve. E pyeta se në cilin vend dhe ai tha: 'Meksikë. Eksport i paligjshëm i mijëra e mijëra armëve gjysmautomatike G36 në zonat e trazirave në Chiapas, Guerrero, Jalisco dhe Chihuahua, ku ka luftë civile".

"Heckler & Koch" ka premtuar të bashkëpunojë në hetim.

Kompania është një nga prodhueset më të mëdha të armëve në Gjermani, por në vitin 2016 njoftoi se nuk do të nënshkruante më kontrata për të furnizuar vendet jashtë ndikimit të NATO-s, pasi, sipas saj, është bërë shumë e vështirë për të marrë miratimin e qeverisë për marrëveshje të tilla. (Artani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore