Uashingtoni vazhdon përgatitjen e samitit Trump-Kim

2018-05-16 09:47:29 CRI Komenti juaj Printoni
ShBA-ja nuk është njoftuar për një ndryshim pozicioni koreanoverior dhe vazhdon të përgatisë samitin mes presidentit Donald Trump dhe Kim Jong Un-it, deklaroi të martën Departamenti amerikan i Shtetit, pasi Pheniani kërcënoi me anulimin e këtij takimi historik.

"Ne do të vazhdojmë përpara dhe do të përgatisim takimin mes presidentit Trump dhe Kim Jong Un-it në lidhje me çarmatimin bërthamor të Koresë së Veriut," deklaroi zëdhënësja e diplomacisë amerikane, Heather Nauert në Uashington.

Më herët agjencia koreanojugore "Yonhap" raportoi se Koreja e Veriut kërcënoi se do të anulojë samitin e parashikuar më 12 qershor në Singapor për shkak të manovrave ushtarake të përbashkëta mes ShBA-së dhe Koresë së Jugut. (ATSh/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore