OBSH-ja synon të ndalojë yndyrnat e pangopura në ushqimin e përpunuar

2018-05-15 10:36:04 CRI Komenti juaj Printoni

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka publikuar një plan të ri për të luftuar përdorimin e yndyrnave të pangopura në industrinë ushqimore.

OBSh-ja thotë se shpreson të shpëtojë rreth 500 mijë jetë njerëzore çdo vit deri në vitin 2023, nëse do të arrijë t'i bindë vendet e ndryshme të mos lejojnë yndyrnat e pangopura në ushqimet e përpunuara.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSh-së Tedros Ghebreyesus thotë:

"Sot ne po fillojmë një paketë zëvendësimi dhe veprimi për t'i ndihmuar qeveritë në menaxhimin e eliminimit të yndyrnave të pangopura nga oferta ushqimore në vendet e tyre. Me paketën zëvendësuese mund të eleminojmë acidet yndyrore industriale të pangopura nga e gjithë oferta ushqimore globale deri në vitin 2023, pra pas pesë vjetësh".

Yndyrnat e pangopura përdoren zakonisht në prodhimin e ushqimeve të skuqura, të pjekura dhe të përpunuara.(Zhan Dian)

Mrekulli
Lajmet Kryesore