Polonia dhe Hungaria i kundërvihen politikës së BE-së për refugjatët

2018-05-15 10:27:41 CRI Komenti juaj Printoni

Polonia dhe Hungaria theksuan të hënën kundërvënien e tyre të përbashkët ndaj kuotave të BE-së për refugjatët, gjatë vizitës së kryeministrit hungarez, Victor Orban në Varshavë.

"Paraardhësit tanë do të lëvizin në varr nëse ne pranojmë e lejojmë këdo tjetër përveç Hungarisë që të përcaktojë se kush do të vendoset në territorin tonë kombëtar," deklaroi Orban gjatë udhëtimit të tij të parë pas rizgjedhjes.

Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki u shpreh gjithashtu se, "sovraniteti i kufijve duhet të mbetet nën kontrollin e qeverisë".

Vendet anëtare të BE-së votuan një rezolutë në vitin 2015 që parashikon se çdo shtet të marrë një numër të caktuar refugjatësh. (ATSh/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore