"Tesla" krijon degën plotësisht në pronësi të saj në Shangai

2018-05-15 10:26:29 CRI Komenti juaj Printoni

Kompania amerikane e prodhimit të automjeteve elektrike "Tesla" ka krijuar një degë plotësisht në pronësi të vet në Shangai të Kinës. "Tesla" e ka marrë lejen e biznesit për degën e vet nga Zyra e Rregullimit të Tregut e Zonës së Re të Pudongut.

Dega e re e "Tesla"-s ka një kapital të regjistruar 100 milionë juanë, ose rreth 16 milionë dollarë amerikanë. Aksionari i vetëm është kompania "Tesla Motors" e Hong-Kongut.

Themelimi i degës së kompanisë "Tesla" në Shangai pason heqjen sivjet nga qeveria kineze të kufizimeve ndaj prodhuesve të huaj të automjeteve me energji të re dhe uljen e tarifave për automjetet e importura.

Vjet "Tesla" siguroi 12 miliardë dollarë të ardhura në tregun botëror, afro 2 miliardë nga të cilat në tregun e Kinës, me një rritje afro 90% në krahasim me vitin 2016. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore