Kina dhe Trinidad e Tobago zotohen për zgjerimin e bashkëpunimit

2018-05-15 09:49:26 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri kinez Li Keqiang dhe kryeministri i Trinidad e Tobagos Keith Rowley kanë rënë dakord të zgjerojnë bashkëpunimin mes dy vendeve.

Në takimin e tyre në Pekin të hënën, Li Keqiang tha se të dy vendet mund të bashkëpunojnë në fusha të ndryshme.

Keith Rowley tha nga ana e tij se Trinidad e Tobago po nxit diversifikimin ekonomik dhe zhvillimin e turizmit, gjë që ofron mundësi për shkëmbimet dypalëshe tregtare e të investimeve, si edhe njerëzore.

Viti i ardhshëm do të shënojë 45-vjetorin e vendosjes së lidhjeve diplomatike midis dy vendeve. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore