Kinë: Presidenti Xi Jinping drejton mbledhjen për diplomacinë

2018-05-15 20:39:16 CRI Komenti juaj Printoni
Presidenti kinez Xi Jinping drejtoi të martën mbledhjen e Komisionit të Punëve të Jashtme të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës. Në fjalën e vet në këtë mbledhje, z. Xi vuri në dukje se duhet të krijohet gjendja e re e diplomacisë me karakteristika kineze, duke mbrojtur sovranitetin, sigurinë e interesat e zhvillimit kombëtar.

Xi Jinping-u theksoi se nisma "Një brez, një rrugë" është një platformë e rëndësishme për krijimin e fateve të përbashkëta të njerëzimit. Pas zhvillimit disavjeçar, kjo nismë është shndërruar në një bashkëpunim real ndërkombëtar, duke pasur rezultate të dukshme. Ai kërkoi që të zgjerohet më tej hapja e Kinës me botën e jashtme dhe të forcohen shkëmbimet, konsultimet e bashkëpunimi me vendet e ndryshme, me qëllim që nisma "Një brez, një rrugë" t'u sjellë popujve të vendeve të ndryshme më shumë përfitime. (Fani/Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore