Kinë, aeroplani bën ulje të detyrueshme pas thyerjes së xhamit të kabinës

2018-05-15 19:57:12 CRI Komenti juaj Printoni

Një aeroplan kinez ka bërë një ulje të detyrueshme në aeroportin e kryeqendrës së provincës Sichuan, Chengdu, për shkak të dëmtimit të kabinës së avionit pas thyerjes së xhamit të saj.

Aeroplani i kompanisë "Sichuan Airlines" po udhëtonte nga Chongqing-u për në Lhasë të hënën kur ndodhi incidenti.

Zhou Jianqiang, një udhëtar që ndodhej në aeroplan, tregon:

"Dëgjova një zhurmë kur ishim duke ngrënë, dhe aeroplani papritmas filloi të ulej me shpejtësi për katër deri në pesë sekonda. U bë rrëmujë brenda dhe të gjitha dritat u shuan. Rreth dy minuta më vonë, ekuipazhi i aeroplanit na tha të mos shqetësoheshim, pasi ata ishin të aftë dhe kishin besim në trajtimin e situatës. Pas 40 minutash, ne u ulëm të sigurt në Aeroportin Ndërkombëtar 'Shuangliu'".

Nuk është e qartë se çfarë e bëri xhamin të thyhej gjatë fluturimit.

Bashkëpiloti ka pësuar lëndime në fytyrë dhe në trup për shkak të mungesës së trysnisë.

Një anëtar tjetër i ekuipazhit gjithashtu u dëmtua gjatë uljes.

119 udhëtarë dhe nëntë anëtarë të ekuipazhit ishin në aeroplan në kohën kur ndodhi incidenti.

Mrekulli
Lajmet Kryesore