BE-ja përshëndet goditjen e krimit në Shqipëri

2018-05-14 10:38:20 CRI Komenti juaj Printoni

Bashkimi Europian përgëzoi punën e autoriteteve të zbatimit të ligjit në Shqipëri dhe zhvillimet e fundit pozitive lidhur me hetimin e rasteve të krimit të organizuar dhe të korrupsionit.

"Bashkimi Europian shpreh pritshmërinë e tij që autoritetet shqiptare ta vazhdojnë me vendosmëri luftën e tyre kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, që është thelbësore për përparimin e procesit të anëtarësimit," thekson një njoftim i Zyrës së Shtypit.

Reagimi i delegacionit të BE-së vjen në sfondin e vendosjes nën arrest shtëpie të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. (ATSh/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore