Fillon provat e lundrimit aeroplanmbajtësja e dytë e Kinës

2018-05-14 10:06:43 CRI Komenti juaj Printoni

 

Kina prezantoi aeroplanmbajtësen e saj të dytë të quajtur Modeli 001A me peshë prej 50 mijë ton. Ajo vjen pas transportuesit Liaoning, i cili u vu në shërbim të marinës së Kinës në vitin 2012.

Transportuesi i ri u nis të dielën nga doku i tij në kantierin detar të Dalian-it.

Provat në det do të fokusohen te besueshmëria dhe qëndrueshmëria e sistemit të energjisë dhe të pajisjeve të tjera të aeroplanmbajtëses.

Ndërtimi i transportuesit të ri filloi në nëntor të vitit 2013. Ndërtimi në dok të thatë filloi në mars 2015 dhe anija u përfundua në prill të vitit të kaluar.

Përpara lundrimit të provës është kryer kontrolli për gjetjen dhe riparimin e defekteve dhe u përfundua pjesa e jashtme e anijes.

Hu Wenming, është kreu i Korporatës së Ndërtimit të Anijeve të Kinës. Ai drejtoi kërkimin dhe zhvillimin e transportuesit Modeli 001A.

Hu thotë se transportuesi i ri përmban mbi 12 mijë pajisje të prodhuara nga mbi 500 ndërmarrje kineze.

"Në mesin e 532 ndërmarrjeve, 412 nuk janë industriale ushtarake, që përbëjnë rreth 77.4 për qind. Kjo tregon se e gjithë shoqëria, si dhe sistemi kombëtar industrial i vendit tonë, janë njëlloj të domosdoshme për industrinë ushtarake të vendit."

Ai thotë gjithashtu se aeroplanmbajtësja e re është projektuar në mënyrë të pavarur, duke treguar se Kina zotëron disa prej teknologjive më të përparuara të ndërtimit të anijeve në botë. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore