Gjermania përkrah Shqipërinë në rrugën drejt integrimit në BE

2018-05-13 09:48:28 CRI Komenti juaj Printoni
"Shqipëria mund të vazhdojë të mbështet në ndihmën dhe përkrahjen e Gjermanisë", deklaroi dje në Tiranë ministri i Shtetit për Çështje Evropiane në Ministrinë e Jashtme gjermane Michael Roth.

Në një konferencë për shtyp pas takimit me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, Roth theksoi se "rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian është e vështirë, por është një rrugë që në fund të fundit ia vlen dhe në vitet e kaluara Shqipëria ka shënuar një sërë arritjesh të rëndësishme. Në plan të parë janë arritjet që kanë të bëjnë me përforcimin e sistemit të demokracisë të shtetit ligjor të sistemit të drejtësisë dhe pavarësisë së tij", nënvizoi ai.

Duke folur për vetting-un, Roth theksoi se "procesi i vetting-ut është unik nga karakteri dhe shërben si model për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Gjatë takimeve në Tiranë, bisedova me përfaqësues të organeve të vendit dhe ekspertë ndërkombëtarë në këtë fushë. Ata më informuan që ky proces ka filluar të japë rezultatet e veta", u shpreh Ruth.

Ministri gjerman tha se "lidhur me këtë teme bisedova edhe me kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafa, ku fokusi i bisedave kanë qenë problematikat lidhur me luftën kundër korrupsionit, terrorizmit, fusha që ne kemi ende pritshmëri për suksese të mëtejshme".

Ai vlerësoi të gjithë qytetarët e Shqipërisë për të gjitha ato që kanë bërë nëpërmjet përpjekjeve për të qenë pjesë e BE-së. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore